Krijuesi i agjentit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalny-t

schedule09:06 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:06 - 21 Shtator, 2020

Një shkencëtar i përfshirë në programin sekret sovjetik për krijimin e agjentit nervor Novichok, i ka kërkuar falje politikanit rus të opozitës Alexei Navalny. Vil Mirzayanov, një kimist i cili ishte i pari që zbuloi zhvillimin e Novichokit, në një intervistë për median ruse Rain, tha se ai do t’i kërkonte falje Navalnyt pasi Gjermania njoftoi se ka gjetur “prova të qarta” se ai ishte helmuar me këtë agjent nervor.

“Unë i kërkoj falje Navalnyt për faktin që unë kam marrë pjesë në këtë aktivitet kriminal, duke zhvilluar këtë substancë me të cilën ai ishte helmuar”, tha Mirzayanov, i cili tani jeton në Shtetet e Bashkuara dhe shkroi artikujt e parë mbi zhvillimin e Novichok në fillimin e viteve 90.

“Navalny  do të duhet të jetë i durueshëm, pasi shërimi i tij kërkon kohë,” tha Mirzayanov, duke parashikuar se ai do të shërohej brenda një viti”.

Falja e tij vjen në momentin kur një shkencëtar tjetër, i cili ka punuar së bashku me të, ka mohuar që Navalny është helmuar me Novichok.

Kujtojmë se Navalny u helmua ndërsa po udhëtonte nga Tomsk për në Moskë. s.ba/abcnews.al