Krijohet për herë të parë qaforja e cila tregon emocionet e qenve

schedule08:26 - 13 Janar, 2021

schedule 08:26 - 13 Janar, 2021

Një kompani në Korenë e Jugut ka krijuar një qafore qeni, e cila mund të zbulojë pesë emocione të kësaj kafshe duke monitoruar lehjet, përmes teknologjisë së njohjes së zërit.

Qaforet mund t’u bëjnë më dije pronarëve të qenve nëse ata janë të lumtur, të relaksuar, të zemëruar, të mërzitur apo të shqetësuar. Kjo bëhet e mundur përmes një aplikacioni në telefonat e mençur.

Sipas Reuters, lompania ka filluar të mbledhë lloje të ndryshme të të lehurave për të analizuar emocionet e qenve, që nga viti 2017.

Sakaq, qaforja e krijuar ka 90% mundësi të njohjes së emocioneve, sipas Universitetit Nacional të Seoul i cili e ka testuar pajisjen, që konsiderohet si e para e tillë në botë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!