Makinat fluturuese mund të jenë të disponueshme për publikun më shpejt se sa mendoni. Një kompani në San Francisko ka krijuar makinën e quajtur Aska dhe pritet të dalë në treg në vitin 2026. Një zëdhënës konfirmoi se NFT tashmë ka filluar të marrë porosi për automjetin, që vjen me një çmim prej 789 mijë dollarësh.
Automjetet kanë afërsisht madhësinë e një SUV-i të madh. Të pajisur me “krahë” të hapur, ato duken më shumë si një helikopter. Makinat janë krijuar për të transportuar pasagjerë kudo kanë një distancë prej 250 miljesh. Ata mund të parkohen dhe drejtohen si një makinë e rregullt, pastaj të fluturojnë për në destinacionet e përcaktuara.
Rotorët e tyre ushqehen me bateri elektrike, por gjithashtu përdorin benzinë në situata të caktuara. Kompania mendon se makinat e saj fluturuese do të transformojnë mënyrën e udhëtimit të shoqërisë. Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Guy Kaplinsky tha për Tech Crunch : “Shumica e përdoruesve do të jenë pilotë të rinj dhe siguria për ne është numri një.” /abcnews.al