Në kuadër të frenimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit mjekët shqiptarë në Europë kanë krijuar një federatë. Kjo është përshëndetur nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ai thotë se kjo do të jetë një burim i eskpertizës shqiptare dhe evropiane me të cilën Shqipëria do të ngrejë në këmbë sistemin shëndetësor.
Lexo edhe: SPECIALE/ Mjekë për Gjermaninë, si i humbi Shqipëria 3 miliard euro
“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.
Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Basha./ abcnews.al
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/223081645637678/