Krijohen aleanca pro dhe kundër, çfarë po ndodh në Premier League?

schedule10:59 - 8 Maj, 2020

schedule 10:59 - 8 Maj, 2020

Ende nuk ka një datë për rifillimin e Premier League angleze, teksa po krijohen aleanca pro dhe kundër rinisjes së kampionatit. Bornemouth, Aston Villa dhe Norëich janë tre skuadrat të cilat renditen në fundin e tabelës dhe mbeten më të predispozuara për të rënë në Championship sezonin e ardhshëm.

Sipas “Daily Mail”, tre klubet e fundit të klasifikimit kanë krijuar një aleancë dhe janë kundër rinisjes së kampionatit, për të shpresuar te mbijetesa automatike. Nëse Premier League anulohet përfundimisht, nuk do të ketë rënie nga kategoria, çka i intereson skuadrave të lartpërmendura.

Klubet kryesore në ishull janë pro rifillimit të garës, teksa kanë paralajmëruar se nëse ka një pakt që cenon rifillimin e garës, do të votojnë pro rënies së tyre.

Administratori i Aston Villa, Cristian Presloë, është shprehur publikisht se skuadra që ai përfaqëson, është kundër rifillimit të kampionatit.

Të hënën, është planifikuar një takim mes 20 klubeve të Premier League për të diskutuar fatet e sezonit dhe projektin “rinisje”. Nëse  dështon të ketë një marrëveshje, do të planifikohet një tjetër datë takimi.

Ndryshe nga kampionati italian, ku aktorët e futbollit synojnë rifillimin e garës, në Premier League ka shumë zëra kundër, teksa rinisja e kampionatit bëhet gjithnjë e më e komplikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!