Krijimi i Prokurorisë Speciale në Maqedoni, asnjë marrëveshje opozitë-qeveri

schedule22:15 - 19 Mars, 2019

schedule 22:15 - 19 Mars, 2019

Nuk ka ende asnjë marrëveshje në Maqedoninë e Veriut, mes opozitës dhe qeverisë, lidhur me projektligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Grupet e Punës të pushtetit dhe opozitës në takimin e djeshëm të parë nuk arritën pajtim rreth propozim-ligjit për Prokurorinë publike me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila e kryeson grupin e punës të pushtetit, pas takimti tha se për ta është e papranueshme kërkesa që PSP të jetë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, as ndërprerja e hetimeve dhe aktakuzave.

Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë: “Kërkesa të cilën e parashtruan, PSP të jetë pjesë e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo prokurori e posaçme, është çështje e cila realisht nuk mund të jetë e pranueshme, nga shkaku që një nga përcaktimet strategjike është se PSP duhet të vazhdojë si prokurori, e jo si sektor në një prokurori tjetër”.

Për opozitën është e papranueshme që PSP-ja të mos përgjigjet askujt dhe vetëm të krijojë buxhet, të cilin askush nga jashtë nuk do ta kontrollojë.  Menkinoski, i cili është përfaqësues i VMRO-DPMNE-së opozitare, tha se ata angazhohen që PSP të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar.

Тoni Menkinovski, VMRO – DPMNE: “Ky ligj me të vërtetë ka nevojë për amandamente për përmirësim të punës së prokurorisë publike. VMRO-DPMNE qëndron në disponim. Konsiderojmë se PSP duhet të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar. Nuk janë të pranueshme dispozitat PSP të mos përgjigjet para askujt dhe vetë ta krijojë buxhetin”.

Të dy palët u dakorduan edhe njëherë t’i shqyrtojnë argumentet e paraqitura, të rishqyrtohen qëndrimet dhe nëse eventualisht ka zhvendosje të caktuara, sërish të takohen të premten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!