Krijimi i agjencisë së informimit nga qeveria, Gjekmarkaj: Imitim gebelsian për propagandë

schedule21:42 - 18 Shtator, 2021

schedule 21:42 - 18 Shtator, 2021

Deputeti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar si një instrument për propagandë për qeverinë, krijimin e agjencisë së re të informimit.

Gjekmarkaj shprehet se platformë e pëson opozita dhe qytetarët, që do të minohen nga e drejta dhe liria e fjalës.

Madje Gjekmarkaj e ka cilësuar si një imitim gebelsian këtë platformë.

Postimi i Gjekmarkajt: “Agjensia per mediat” fytyra e mandatit të tretë !
Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj me të gjitha menyrat ! Shenja e parë pas mashtrimit elektoral ishte vete qeveria ku si sukses paraqiti vetem numerin e madh të zonjave në të por që në vetvete është një ekzekutiv sa qesharak aq i demshem! E para nga ligjerimi publik i prezantimit. Një gjuhë papagalli, me parulla të shperlara dominoi hapesiren akustike të parlamentit. Disa idiotesi varg e vister si dhëmbë ari në gojen e qeverisë shkelqyen gjithëaq ! Asgjë konkrete për të ndihmuar qytetaret pos zërit të qashtër ku spikat r-ja e butë dhe e lemuar !

E demshme se asnjë prejt tyre nuk ka personalitet as prefesional as politik e as publik për të permbushur profilin e ministrit! Shumë mirë permbushin një tjeter rrol atë të hyzmeqarve lepe peqe të Kryeministrit -Vezir i madh !! Akti i dytë pas pispillosjes fotografike që vendimi i keshillit të ministrave per “Agjensinë per mediat” një imitim gebelsian në brendi për të shtuar një tjeter instrument propagande, kontrolli e shantazhi ! Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave ë tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lirë!

Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerzor na e jep këtë leksion ! /abcnews.al/