Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krifca: Eksportet janë rritur me 14%, financimi do shkojë te fermeri, mbështetje dhe për peshkatarët

schedule17:52 - 22 Tetor, 2021

schedule 17:52 - 22 Tetor, 2021

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se qeveria ka në plan mbështetjen e fermerëve financiarisht që nga prodhimi deri në agro përpunim, si dhe një plan të veçantë për mbështetjen e peshkatarëve. Krifca deklaroi se eksportet në vendin tonë janë rritur me 14%.

“Buxheti i vitit 2022 do mbështesë objektivat qeverisës të këtij mandati. Do të mbështeten fermerët që nga prodhimi deri në agro-përpunim. Do mbështeten peshkatarët. Dhe objektivi i eksporteve në do ta mbështesim me buxhet. Eksportet janë rritur me 14%. Ky është lajm i mirë për bujqësinë dhe peshkimin.

Do të injektojmë financim aty ku produktiviteti është i lartë. Gjithashtu buxhet do të ketë për bazën e bujqësisë. Do investojmë në rritjen e kapaciteteve që ruajnë sigurinë ushqimore në vend. Do vijojmë ta mbështesim turizmin rural. Përveç kësaj do vijojmë edhe me mbështetjen ndaj peshkatarëve., Jam entuziaste për buxhetin e vitit 2022. Financimi do shkojë direkt te fermeri. Do mbështesim edhe agro përpunuesit” u shpreh ajo. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!