Një grua në Himarë ka bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë, pasi një 64-vjeçar ka bërë veprime të turpshme ndaj saj. Si pasojë, ky i fundit ka rënë në prangat e bluve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin 64 vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim një 56-vjeçare, se ky shtetas, në menyrë të përsëritur, ka kryer veprime të turpshme ndaj saj”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al