“Kreu veprime arbitrare me të burgosurin”, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Beratit

schedule11:56 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:56 - 26 Shtator, 2020

Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi.

Ditën e enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit dhe ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat, deri në përfundimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat.

Në fakt SHKB ka përcjellë në Gjykatë në maj të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të tij.

LEXO edhe: FOTO / Merrte ryshfet për të liruar me kusht të burgosurit, nis hetimi për Drejtorin e Burgut të Beratit

Sipas ShKB-së së Burgjeve, Hiqmet Këlliçi, akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve.

Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se, ai nuk i dëmtonte të dënuarit që, sipas tij, duhet rë përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Në shumë raste të tilla, edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës, ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.

Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se, Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura, që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!