Kreu më shumë se 100 vrasje, vritet krimineli famëkeq i Brazilit

schedule21:18 - 6 Mars, 2023

schedule 21:18 - 6 Mars, 2023

Një brazilian i konsideruar si vrasësi serial më i keq i vendit pasi kreu më shumë se 100 vrasje dhe u lirua pas 42 vitesh burg, u ekzekutua të dielën pranë Sao Paulos. Persona të paidentifikuar kanë vrarë Pedro Rodríguez Filio para shtëpisë së motrës së tij, konfirmon policia që është në kërkim të autorëve.

Filio, i quajtur edhe “Petrinio Matador” (“kasapi Petrakis”), ishte 68 vjeç.

Ai ishte rritur në një mjedis të dhunshëm. Babai i tij e rrihte shpesh nënën e tij dhe atë kur ai ishte fëmijë, Pedro filloi të punonte në një thertore kur ishte nëntë vjeç. Ai më vonë tha se babai i tij e kishte shkelmuar të dashurën e tij kur ishte shtatzënë.

Vrasjen e tij të parë e kreu në moshën 14-vjeçare dhe që atëherë ka vrarë mbi 100 persona, përfshirë edhe babanë e tij i cili ndodhej në burg për vrasjen e nënës së tij.

Ai u lirua në vitin 2018. Që atëherë ai ka treguar historinë e jetës së tij në disa media dhe dokumentarë. Madje ai ka nisur një karrierë në YouTube, ku ka folur për jetën e tij, ka komentuar krime të ndryshme dhe ka paralajmëruar të rinjtë që të mos bëjnë vepra kriminale. Në platformën Kwai ai u bë i famshëm dhe numëronte më shumë se 267,000 abonentë.

Kriminologia dhe autorja e “Vrasësve serialë: Made in Brazil”, Ilana Casoi, tha se “Pedrinho” vrau njerëz që ai i konsideronte “të padëshirueshëm” në shoqëri, shumë prej tyre ishin anëtarë të bandës ose të burgosur të tjerë. Ajo tha gjithashtu se ai ishte një njeri gazmor, i sjellshëm dhe shumë inteligjent. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!