Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përdhunoi dhe la shtatzënë 24-vjeçaren me të meta mendore/ Fier, 36-vjeçari mund të dënohet me 10-15 vjet burg

schedule15:40 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:40 - 10 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për abuzimin seksual ndaj një 24 vjeçareje nga Lushnja, duke provuar me prova shkencore autorësinë e 36 vjeçarit Marius Çela. Ky i fundit ka abuzuar në mënyrë sistematike me të renë e cila sipas ekspertimit të prokurorisë, kishte zhvillim  mendor të krahasueshëm me një fëmije 6 vjeç.

Ngjarja u zbulua kur 24-vjeçarja paraqiti probleme shëndetësore dhe u ekzaminua ne spitalin e Lushnjës e shoqëruar nga i ati. Mjekët konstatuan se ajo ishte shtatzënë në muajin e dytë. Pas denoncimit të rastit në polici dhe  kryerjes së abortit si një procedurë që ndiqet në raste të tilla, u morën mostra nga fetusi i abortuar për analiza të ADN-së. 24 vjeçarja ndërkohë tregoi se kishte kryer marrëdhënie intime me Marius Çelën.

Ky i fundit u arrestua disa ditë më vonë duke iu nënshtruar marrjes se materialit gjenetik për analiza të ADN. Ekspertimi tregoi se ai ishte babai i  fetusit të abortuar duke provuar kështu fajësinë e 36 vjeçarit për “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë”.

Me dërgimin e dosjes për gjykim pritet që prokuroria të kërkojë dënimin maksimal nga 10 deri ne 15 vjet burg për 36 vjeçarin. Neni 103 parashikon si rrethanë rënduese pasojat e rënda në shëndetin e viktimës dhe si e tillë mund të konsiderohet shtatzënia dhe aborti i 24-vjeçares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!