Trupat ukrainase nuk ka gjasa të tërhiqen nga Bakhmut, tha udhëheqësi i grupit Wagner. Deklarata e Yevgeny Prigozhin minon qëndrimet e mëparshme se grupi i tij kishte marrë kontrollin e qytetit, kur ata ngritën një flamur midis rrënojave të një ndërtese administrative në qendër të tij.
Volodymyr Zelenskyy përmendi ditën e djeshme mundësinë e tërheqjes nëse trupat e tij do të ishin të rrezikuar, por sot Prigozhin tha se forcat e Kievit kanë nuk kanë gjasa të tërhiqen.
Bakhmut është cilësuar një qytet simbolik dhe jo një qytet strategjik. Presidenti Zelenskyy dëshiron të këtë kontrollin e tij për të penguar Putinin të pushtojë qytete të tjera.
/abcnews.al