Kreu i grupit Wagner i ka dërguar një video-mesazh Zelenskyt brenda qytetit të Bakhmut, duke qëndruar përpara një monumenti tankesh që ndodhet në pjesën lindore të qytetit.
Yevgeny Prigozhin hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës se Wagner po humbiste në luftën për Bakhmut.
“Ne do ta pushtojmë këtë vend me dinjitet”, tha ai.
“Ministri i Mbrojtjes rus ju tha se pas marrjes në kontroll të Bakhmutit, hapësira operacionale do të hapet. Dhe bota ende nuk është përballur me ushtrinë ruse, e cila është e përgatitur mirë, me ato njësi që nuk kanë hyrë ende në betejë, me të gjitha armët e mundshme moderne, inteligjencë, të përgatitura në mënyrë ideale”, shtoi ai.
“Ata janë duke pritur për kohën e tyre. Atëherë e gjithë bota do të dridhet.”
Prigozhin iu drejtua gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me një apel.
“Kërkesa e vetme, largonit të moshuarit, fëmijët. Dhe dërgoni këtu njësi gatshme luftarake.”
/abcnews.al