Kreu i Urgjencës Kombëtare tregon si ta dallojmë Covid-19 nga virozat e stinës

schedule22:23 - 1 Tetor, 2020

schedule 22:23 - 1 Tetor, 2020

Në kushtet kur pandemia Covid çdo dite merr jetë njerëzish dhe rastet e reja janë në numër të konsiderueshëm, kreu i Urgjencës Kombëtare, sqaron dallimet dhe ngjashmëritë midis virozave të stinës dhe Covid.

Nëpërmjet një statusi në facebook, mjeku Brataj ndan informacionet e rëndësishme se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Sipas tij. virozat e stinës dhe Sars-Cov2/ covid-19, kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Postimi:

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYRE

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj. Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me MJEKUN.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë SHËNDETËSORE. Sot po flasim për dallimet midis RRUFËS DHE GRIPIT për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis GRIPIT DHE COVID-19.

Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelën e mëposhtëme:

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!