Kryetari i komisionit zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana pas mbylljes së procesit të votimit në të gjithë qendrat e vendit është shprehur se tashmë ka filluar numërimi për fituesin.
Gjanë përmes një deklarate për mediat është shprehur se sapo të kenë të dhënat paraprake në lidhje me numërimin e votave do të japin dhe rezultatin paraprak për kreun e ti të PD-së.
Ndërkohë ai i ka qëndruar deklaratës së dhënë mesditën e sotme, ku thekson se rezultati zyrtar për fituesin do të jepet mëngjesin e së hënës.
“Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka pasur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al



