Kreu i PPE Joseph Daul: Dënojmë aktet e dhunës, palët t’i kthehen dialogut  

schedule18:45 - 14 Maj, 2019

schedule 18:45 - 14 Maj, 2019

Edhe Presidenti i Partive Popullore Europiane, PPE Joseph Daul ka reaguar pas protestave të fundit të opozitës së bashkuar në Shqipëri.

Në një mesazh të publikuar në rrjetër sociale, Daul,  shprehet se dënon dhunën në protesta, kurse thekson se palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për dialog.

“Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj dhune”- shkruan në mesazhin e tij Presidenti i grupimit të Partive Popullore Europiane. /ABC News 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!