Kreu i Pfizer infektohet për herë të dytë me Covid-19

schedule13:07 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:07 - 26 Shtator, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, njoftoi të shtunën se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Është diagnoza e dytë pozitive për Bourla në pak më shumë se një muaj. Ai u diagnostikua për herë të parë në mes të gushtit.

Në një postim në Tëitter ai ka treguar se ndihet mirë dhe nuk po shfaq asnjë simptomë. Ai shtoi se nuk e ka marrë dozën përforcuese, sepse ndjek udhëzimet e CDC-së amerikane që qytetarët të presin tre muaj nga periudha në të cilën janë sëmurë.

“Megjithëse kemi bërë përparim, virusi është ende me ne”, thekson ai në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!