Kreu i PDK: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në kriptovalutë

schedule22:56 - 7 Korrik, 2021

schedule 22:56 - 7 Korrik, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se edhe kursimet e fëmijëve të tij i ka investuar në kriptovaluta. Krasniqi është shprehur se këtë nuk ia rekomandon askujt , por shtoi se investimin e ka nisur në vitin 2016 dhe është penduar që nuk ka investuar më herët.

“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se, “nuk i rekomandoj askujt me investu më shumë sesa, aq sa mund t’i humbë krejt edhe që mundet me jetu pa to”.

“Nuk i rekomandoj askujt me bo, cka kam bo unë. Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Qaq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kamë kthyer në kriptovaluta.”

Krasniqi në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka në zotërim kriptovalutë në vlerë mbi 300 mijë euro. Ai ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme.

Sipas përllogaritjeve në bazë të kohës së deklarimit të pasurisë nga Krasniqi, shuma e përkthyer në euro e investimeve të Krasniqit në kriptovaluta kap shumën e mbi 300 mijë eurove. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!