Idrizi: Rama ka uzurpuar gjithë institucionet, nuk futet në zgjedhje pa marrëveshje politike

schedule22:01 - 31 Korrik, 2020

schedule 22:01 - 31 Korrik, 2020

Shpëtim Idrizi mbrëmjen e kësaj të premte në “Provokacija” ka theksuar se çështja e diegies së mandateve të opozitës është një çështje që ka diskutim, por zgjedhjet e fundit njëpartiake nuk kanë asnjë justifikim.

Ndër të tjera në intervistën e tij më gazetarin Mustafa Nano, Idrizi është shprehur se Edi Rama tashmë është kthyer në personin që i ka në do të të gjithë institucionet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kryeministri Rama e ka të pamundur që të futët në zgjedhjet e ardhshme pa marrëveshje dhe tension politik.

LEXO EDHE: Idrizi: Me votimin e 30 Korrikut, Rama grisi marrëveshjen e 5 qershorit dhe Kushtetutën

Çështja e diegies së mandateve ha diskutim, por nuk ka asnjë justifikim që pas 30 vitesh të zhvillohen zgjedhje njëpartiake. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 15 % e shqiptarëve në zgjedhje, dy muaj nuk nxorën dot rezultatin pasi dhe ato zgjedhje ai i vodhi dhe dy muaj me një komision të vetëm nuk rakordoi dot rezultatet. Rama është rezitivist nuk hyn në zgjedhje pa marrëveshje politike  dhe pa tension politik.

Sot jemi në absolutizmin e një personi që ka uzurpuar PS-në, një ndër arsyet që iku nga parlamenti ishte se Rama nuk e njeh aulën e parlamentit. Të gjithë institucionet janë në dorën e një personi, Prokuroria, SHISH, Kontrolli i Lartë i shtetit të gjithë nuk flasin më,sepse ka  Ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe kjo është akoma me  e rëndë se pse ndryshohet kushtetuta. Mos të harrojmë se kundër pushtetit absolut të një njeriu e kam për ato ambasadore që dolën garant ku në vendet e tyre janë bërë revolucione siç është Anglia. Në pushtet absolut ka një njeri dhe nëse ai fle keq në darkë të nesërmen e vuan i gjithë popullit.

Ne jemi në pikën që ky njeri që nuk është vetëm kundërshtari jone, na ka bërë qëne të jemi në regjimin e Facebook. Është e pamundur q ëne të shikojmë që për shkak të gabimeve të opozitës ne po shkojmë në një kurs kundër integrimit, marrëveshja e 14 janarit është bërë se është thënë se me 5 mars do të mblidhej KE për një vendim dhe ne na u vunë 15 kushte. Është luks i madh për Shqipërinë që sekretari amerikan i shtetit të përshëndeste marrëveshjen e 5 qershorit”, është shprehur Idrizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!