Kreu i PD në Velipojë përplaset me IKMT: Kjo është raprezalje, po bëhet prishje selektive

schedule13:08 - 10 Qershor, 2020

schedule 13:08 - 10 Qershor, 2020

Aksioni i IKMT për shembjen e objekteve pa leje në plazhe ka sjellë përplasje me policinë në Velipojë.

Kreu i PD në Velipojë Nikollë Marku ka debatuar me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe IKMT lidhur me këtë aksion, pasi një prej objekteve që po prishet është edhe një lokal në emrin e tij.

Marku pretendon se kjo është e qëllimshme dhe selektive, ndërsa kërkon të takohet me personat përgjegjës për të paraqitur dokumentacionin për biznesin e tij.

“Pse bëni këtë reprezalje kështu. Hajde këtu të jap dokumentet. Unë dua të takoj personin përgjegjës”, është shprehur Marku.

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm dhe po vazhdon paralelisht edhe në Karaburun të Vlorës.

IKMT ka paralajmëruar edhe gjoba për bizneset që do të kapen në shkelje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!