Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka lëshuar një dokument në të cilën shpaloset kriza e rëndë që ka shkaktuar pandemia në turizmin global.
Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar në 5 mujorin e parë rreth 320 miliard euro humbje në eksporte dhe ka rrezikuar më shumë se 120 milion vende pune.
Guterres ka njoftuar se në vitin 2019 turizmi ka kontribuar me rreth 7% në tregtinë globale.
“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe ka siguruar me punë miliona persona të tjerë. Rindërtimi i sektorit të turizmit duhet të jetë i sigurt dhe në përputhje me objektivat e klimës. Përdorimi i teknologjisë duhet të jetë në nivelin maksimal, “tha Guterres,
Ai ka përmendur se turizmi në disa shtete përbën 20 për qind të prodhimit të brendshëm./abcnews.al