Kreu i OBSH: Situata në Gaza është çnjerëzore

schedule21:58 - 21 Shkurt, 2024

schedule 21:58 - 21 Shkurt, 2024

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka cilësuar situatën shëndetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës si “çnjerëzore”.

“Në çfarë bote jetojmë nëse njerëzit nuk mund të kenë ushqim dhe ujë, ose kur njerëzit që nuk mund të ecin as nuk marrin trajtim?” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë.

“Në çfarë bote jetojmë nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor rrezikojnë të bombardohen gjatë punës? Situata shëndetësore dhe humanitare në Gaza është çnjerëzore dhe vazhdon të përkeqësohet. Gaza është kthyer në një zonë vdekjeje,” shtoi kreu i OBSH-së.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e territorit është shkatërruar, më shumë se 29 mijë njerëz janë vrarë, të tjerë që janë të zhdukur, supozohet se kanë vdekur dhe shumë e shumë të tjerë janë plagosur.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim tani! Pengjet duhet të lirohen, bombat duhet të ndalojnë së rëni dhe qasja në ndihma humanitare duhet të jetë e papenguar,” shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!