Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së pritet të vizitojë centralin bërthamor të Çernobilit javën e ardhshme, sipas The Guardian.
Rafael Grossi do të udhëheqë një mision të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në një përpjekje për të ndihmuar në parandalimin e rrezikut të një aksidenti bërthamor gjatë konfliktit në vend, sipas një deklaratë të agjencisë.
Ekipi do të jetë në Çornobil nga 26 prilli për të kryer vlerësime radiologjik në vend, i cili ishte në kontrollin e forcave ruse për pesë javë përpara se të tërheqeshin më 31 mars.
“Prania e IAEA në Çernobil ka një rëndësi të madhe për Ukrainën, ndërsa ajo kërkon të rivendosë kontrollin e uzinës dhe të sigurojë që çdo gjë funksionojë si duhet,” tha Grossi.
Ai tha gjithashtu se brenda disa javësh IAEA do të ndërmarrë disa misione të tjera në Çernobil dhe objekte të tjera bërthamore në Ukrainë.
/abcnews.al