Kreu i IEA: Tensionet globale po rrezikojnë energjinë e pastër

schedule18:43 - 4 Shtator, 2023

schedule 18:43 - 4 Shtator, 2023

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës, duke paralajmëruar në një intervistë të hënën se “thyerjet gjeopolitike” rrezikojnë të pengojnë tranzicionin e energjisë së pastër.

Duke folur në Samitin Afrikan të Klimës në Nairobi, Fatih Birol i tha AFP se këto përçarje ndërkombëtare, pjesërisht të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës, “po bëhen gjithnjë e më të theksuara”.

“Kur shikoj të ardhmen e energjisë dhe klimës, shoh se axhenda më e mirë dhe më optimiste është që energjia e pastër të dominojë lojën,” tha ai.

Sipas tij tensionet gjeopolitike po shkaktojnë probleme sepse bashkëpunimi ndërkombëtar midis lojtarëve kryesorë është shumë më sfidues.

Ky është një problem, bota aktualisht po punon shumë ngadalë për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen.

Ai veçoi SHBA-në dhe Kinën, dy emetuesit më të mëdhenj në botë, duke u kërkuar atyre që të mblidhen së bashku në bisedimet e klimës COP28 në Dubai në nëntor-dhjetor dhe “të lënë mënjanë tensionet e tyre” si gjeopolitike ashtu edhe ekonomike dhe të kenë qëndrime të përbashkëta për çështjet kyçe.

Samiti i klimës i nëntorit në Emiratet e Bashkuara Arabe të pasura me naftë ka të ngjarë të dominohet nga përplasja e vizioneve për energjinë.

Birol i tha AFP-së se tensionet globale po pengonin “përfundimisht” përparimin në tranzicionin e energjisë së pastër.

“Pavarësisht se ky ndryshim po ndodh, më shumë se 80% të termocentraleve të ndërtuara në botë vitin e kaluar janë duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!