Kreu i IAEA do të vizitojë Moskën të mërkurën

schedule15:28 - 3 Prill, 2023

schedule 15:28 - 3 Prill, 2023

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, do të vizitojë Moskën të mërkurën. Grossi do të takohet me një delegacion rus dhe pritet të diskutojnë për centralin bërthamor të Zaporizhzhia, pranë vijës së luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Forcat ruse morën kontrollin e centralit më të madh bërthamor të Europës në mars të vitit 2022 dhe që atëherë kanë detyruar stafin ukrainas të vazhdojë të operojë atje.

Të dyja palët kanë akuzuar tjetrën për bombardimin e termocentralit dhe faktin që mund të rrezikojnë një incident bërthamor.

Grossi së fundmi vizitoi dhe inspektoi centralin për herë të dytë që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al