Kreu i bashkisë së Sarandës siguron se ndërtimi i bulevardit të ri s’do dëmtojë plazhin publik

schedule18:23 - 9 Prill, 2020

schedule 18:23 - 9 Prill, 2020

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Sarandës në lidhje me problematikat që ka sjellë projekti për ndërtimin e bulevardit të ri në zonën e plazhit, ABC News kontaktoi me kreu e Bashkisë, Ardian Gumën.

Ai ankesës së banorëve për hedhjen e gurvë në det ju përgjigj kështu….

“Do të ketë dalje në det dy platforma për evente të ndryshme”, është shprehur Guma.

Ky është një nga dy plazhet e vetme publike të Sarandës. Banorët janë ankuar në lidhje me vijueshmërinë e tij. Ndaj dhe Guma jep këtë garanci.

“Do jetë sërish kjo pjesë e plazhit e aksesueshme pa pagesë fare këtë vit”, ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku i Sarandës.

Kreu i Bashkisë të Sarandës sqaroi se brenda datën 15 qershor do të ketë përfunduar faza e parë e punimeve në këtë segment dhe se ajo do të jetë e aksesueshme nga qytetarët dhe turistët./abcnews.al