Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Siç shihet edhe nga pamjet Kreshnik Hajdari është shoqëruar nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Kujtojmë se një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos i heqë mandatin, kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkelje të kufirit në Greqi./abcnews.al/