Rusia ka njoftuar se do të eksplorojë në mënyrë të pavarur Venusin, pak ditë pas një hulumtimi të kryer nga disa studiues që sugjeron se jeta mund të ekzistojë në “binjakun” e Tokës. Kreu i Agjensisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin tha se do të fillonin një projekt kombëtar pasi “ne besojmë se Venusi është një planet rus”.
“Ne mendojmë se Venusi është një planet rus, kështu që nuk duhet të mbetemi prapa,” tha për gazetarët Rogozin, duke vënë në dukje see ka qenë Bashkimi Sovjetik “i pari dhe i vetmi” që zbarkoi një anije kozmike në Venus në vitin 1970.
Kërkimet e botuara të hënën në revistën Nature Astronomy detajojnë zbulimin e shkencëtarëve britanikë dhe amerikanë të gazit të fosfinës në retë rreth Venusit, i konsideruar si një shenjë e mundshme e jetës në këtë planet. xh.d/abcnews.al