Kreu 88 shkelje të kodit rrugor, kamionisti gjobitet me shumën e majme

schedule14:47 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:47 - 26 Tetor, 2021

Një gjobë prej 27 mijë eurosh. Është kjo shuma e kripur që duhet të paguajë një kamionist pasi ka shkelur disa norma të ndryshme të kodit rrugor, përfshirë këtu kohën e kaluar në timon dhe shmangia e pushimit të detyrueshëm që vendosen nga normativa europiane. Gjoba rekord është rezultat i 88 shkeljeve të ndryshme dhe shoferi është ndaluar në Pordenone të Italisë.

Kamionisti i palodhur – i cili ka tashmë dhe 249 pikë më pak në patentë  u tradhtua nga të dhënat e  regjistruara 28 ditët e fundit. Për javë të tëra ai ka injoruar rregullin sipas së cilit çdo shofer kamioni duhet të respektojë një kufi maksimal orësh në timon dhe të bëjë pushim të detyruar ditor dhe javor.

Në disa raste ai kishte udhëtuar për 20 orë rresht – kufiri maksimal është 10 orë, dhe kishte pushuar vetëm 4 orë. Ndërsa rregulli përcakton 9 orë pushim. Sipas policisë, shoferi i pranoi të gjitha shkeljet. Dhe sipërmarrja e auto transporteve për të cilën punonte, u gjobit dhe u denoncua në Zyrën e Punës.

/abcnews.al