Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Krenar për karrierën time, doja ta lija unë futbollin”, tërhiqet goleadori spanjoll

schedule11:49 - 13 Nëntor, 2019

schedule 11:49 - 13 Nëntor, 2019

Vjen një moment kur forca dhe motivimet bien, trupi nuk është më i njëjti dhe tërheqja nga futbolli është zgjidhja e vetme. Aq më tepër kur ke fituar gjithçka të mundur dhe ke shënuar gola pafund si David Villa.

Sulmuesi spanjoll mbush 38 vjeç me datë 3 dhjetor dhe aktualisht është pjesë e Vissel Kobe. Ky sezon i kampionatit japonez përfundon pas tre javësh, teksa Villa ka bërë publik vendimin e tërheqjes në një konferencë për shtyp.

Kam dashur gjithmonë që të lë unë futbollin dhe jo futbolli mua. E mendoj prej vitesh tërheqjen. Vjen një moshë kur duhet ta marrësh vendimin. Koha kalon dhe trupi fillon të të paralajmërojë. Jam i lumtur dhe krenar me karrierën që kam zhvilluar. Do të tërhiqem me datë 2 janar, kur të fitojmë Emperors Cup në Tokio“, përfundon Villa.



Sulmuesi i njohur e nisi karrierën te Sporting Gijon. Më pas erdhën aventurat me Real Zaragozën, Valencian, Barcelonën, Atletico Madrid, New York City, Melbourne City dhe Vissel Kobe. 37-vjeçari shënoi 59 gola me Spanjën, teksa përveç shumë trofeve të fituar me klubet, ia doli të shpallej kampion Evropë dhe Bote me kombëtaren iberike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!