“Krenar për interesimin e Barcelonës, më pëlqeu edhe sjellja e Juventusit”

schedule13:43 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:43 - 4 Shkurt, 2020

Lojtarët ofensivë janë të shumë të Juventusi dhe Federico Bernardeschi nuk e ka aspak të lehtë për të fituar një post titullari. Emri i 25-vjeçarit përfundoi në merkaton e janarit, teksa Barcelona dhe Milani shprehën interesin e tyre. Kjo gjë e bën krenar lojtarin e kombëtares italiane, i cili thekson në të njëjtën kohë se ndihet për mrekulli te kampionët e Italisë.

E pranoj që më ka bërë krenar interesimi i Barcelonës, është normale. Kur të kërkon një klub kaq i madh ndihesh krenar, por unë jam pjesë e një klubi po kaq të madh. Sinqerisht që asnjë drejtues i klubit nuk më ka thënë gjë, nuk kanë biseduar me mua për merkaton.

Unë kam një kontratë me Juventusin dhe ndihem mirë në Torino. Edhe kur emri im ka përfunduar në merkato, te Juventusi kanë thënë gjithmonë të kundërtën. Më ka pëlqyer shumë kjo gjë“, deklaron Federico Bernardeschi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!