Kremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet/ Presidenca hap dyert për herë të parë për qytetarët

schedule14:43 - 11 Shkurt, 2024

schedule 14:43 - 11 Shkurt, 2024

Tirana e të shkuarës dhe e të tashmes u prezantua  në Presidencë përmes pikturave  të artistëve nga breza të ndryshëm,  fotografive  e  dokumentave.

Me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së  Tiranës kryeqytet Presidenti  i Republikës hapi dyert e institucionit.

Me përfaqësues të familjeve autoktone e personalitete të fushave të ndryshme  Kreu I Shtetit  Bajram Begaj  ndau këtë mesazh.

“Tirana është një histori suksesi. Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimore”.

Përmes interpretimeve, artistë të njohur të Tiranës  sollën kryeqytetin në tinguj e vargje.

Artizanët  promovuan traditën e të parëve dhe  ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këtë  104 vjetor shprehu një dëshirë.

Me këtë rast një ditë më parë Bashkia e Tiranës ktheu rrugën “Myslym Shyri” në qendër të festimeve.  Me muzikë,  sport e aktivitete te tjera  fëmijë e të rritur festuan deri në mbrëmje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!