Kremlini: Ushtria ruse nuk përdor sistemin satelitor “Starlink” të Elon Musk

schedule13:17 - 12 Shkurt, 2024

schedule 13:17 - 12 Shkurt, 2024

Kremlini tha të hënën se sistemi satelitor ‘Starlink’ i Elon Musk nuk është i certifikuar për përdorim në Rusi, as nuk është dorëzuar zyrtarisht në Rusi dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret.

Ukraina, e cila ka përdorur ‘Starlink’ për komunikime ushtarake gjatë gjithë luftës me Rusinë, tha të dielën se trupat ruse po përdorin ‘Starlink’ në pjesë të Ukrainës që i kanë vënë nën kontrollin e tyre.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ky nuk është një sistem i certifikuar nga ne, prandaj, ai nuk mund të furnizohet zyrtarisht këtu dhe nuk furnizohet zyrtarisht. Për rrjedhojë, nuk mund të përdoret zyrtarisht në asnjë mënyrë”.

“Kjo është arsyeja pse këtu, ndoshta, ne nuk duhet të përfshihemi në bisedën midis regjimit të Kievit dhe biznesmenit Musk”, shtoi ai, duke iu referuar qeverisë ukrainase.

Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës tha në një deklaratë të dielën se terminalet ‘Starlink’ po përdoren nga njësi të tilla si Brigada e 83-të e Sulmimit Ajror të Rusisë, e cila po lufton pranë qyteteve Klytshievka dhe Andreevka në rajonin lindor të Donetsk .

Në një postim në X të dielën, Musk deklaroi: “Për dijeninë tonë, asnjë ‘Starlink’ nuk është shitur drejtpërdrejt ose tërthorazi në Rusi. Disa lajme të rreme pretendojnë se SpaceX po shet terminale Starlink në Rusi,” tha themeluesi i SpaceX, duke shtuar se “kjo është kategorikisht e rreme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!