Tanket e dërguara nga Perëndimi në Kiev “nuk do të ndryshojnë rrënjësisht asgjë, por do t’i shtojnë probleme Ukrainës dhe popullit ukrainas”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, siç raporton agjencia Tass.
“Specialistët janë të vetëdijshëm për problemet që kanë dërgesa të tilla,” shtoi Peskov, “të gjitha këto tanke kanë nevojë për mirëmbajtje, riparime e kështu me radhë.”
Për këtë arsye, zëdhënësi i Kremlinit ka bërë thirrje të mos ekzagjerohet rëndësia e këtyre furnizimeve përsa i përket aftësisë së tyre për të ndryshuar diçka në fatin e konfliktit.
/abcnews.al