Takimi i presidentit rus Vladimir Putin me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko të mërkurën ishte kuptimplotë dhe zgjati deri pas mesante, sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit,Dmitry Peskov.
Të enjten, Putin dhe Lukashenko do të takohen sërish, ku pritet të shqyrtojnë progresin në programet e përbashkëta të industrisë dhe të diskutojnë çështje praktike që lidhen me bashkëpunimin e mëtejshëm.
Peskov u tha gazetarëve në një telefonatë informuese se Putin po planifikon gjithashtu të zhvillojë takime të enjten me liderët e katër rajoneve që Rusia ka aneksuar nga Ukraina.
/abcnews.al