“Siguria e presidentit rus, Vladimir Putin është gjithmonë duke u forcuar pavarësisht nga tentativat për vrasjen e liderëve të tjerë dhe po bëhet gjithçka e nevojshme për ta siguruar atë”.
Kështu u shpreh para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.
“Për arsye të qarta, siguria tashmë është rritur pavarësisht nga ngjarjet e lartpërmendura,” tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi domosdoshmërinë e rritjes së masave për mbrojtjen e Putinit pas tentativave për jetën e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit sllovak Robert Fico.
“Mbrojtja e kreut të shtetit sigurohet në nivelin e duhur, po bëhet gjithçka e nevojshme, duke patur parasysh, natyrisht, përshkallëzimin ndërkombëtar të tensioneve në përgjithësi”, theksoi zyrtari i Kremlinit./abcnews.al