Kremlini: Seanca gjyqësore kundër Rusisë në Hagë ishte absurde

schedule12:25 - 9 Mars, 2022

schedule 12:25 - 9 Mars, 2022

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka shpjeguar pse zyrtarët rusë nuk morën pjesë në seancë gjyqësore në Hagë javën e kaluar, për padinë e ngritur nga Ukraina një “mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”.

Zakharova e cilësoi padinë e ngritur nga Haga kundër Rusisë absurde.

“Më 7-8 mars, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së në Hagë mbajti një seancë dëgjimore mbi kërkesën për masa të përkohshme të paraqitura nga Ukraina në një padi të pabazuar kundër Rusisë. Padia është absurde, prandaj ne vendosëm të mos merrnim pjesë në të” shkruhet në në deklaratë në faqen zyrtare të parlamentit të Kremlinit në Twitter.

Ukraina paraqiti një kërkesë për të nisur një procedim kundër Rusisë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për një “mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”, sipas një njoftimi për shtyp të GJND-së mbi dosjen.

Në aplikim, Ukraina thotë se Rusia “ka pretenduar në mënyrë të rreme se akte gjenocidi kanë ndodhur” në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke shtuar se Rusia më pas deklaroi dhe zbatoi një “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, thuhet në njoftimin për shtyp.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi lajmin në Tëitter, duke kërkuar një “vendim urgjent” nga GJND. Ukraina akuzon gjithashtu Rusinë për “planifikimin e akteve të gjenocidit” në vend dhe thotë se Rusia “qëllimisht po vret dhe po shkakton lëndime serioze ndaj anëtarëve të kombësisë ukrainase”, sipas njoftimit për shtyp./abcnews.al/