Kremlini: Rusia parandaloi kolapsin ekonomik pas sanksioneve perëndimore

schedule14:14 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:14 - 19 Nëntor, 2023

Autoritetet ruse ishin në gjendje të parandalonin kolapsin ekonomik që kërcënoi vendin pas futjes së sanksioneve të paprecedentë në vitin 2022.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Kishte një kërcënim për një kolaps, ne vërtet duhej të mobilizonim të gjitha burimet dhe forcat e brendshme për të parandaluar këtë kolaps”, tha përfaqësuesi i Kremlinit, duke vënë në dukje se ekonomia ruse u godit më pas nga barra e sanksioneve të paprecedentë.

“Asnjë vend në botë nuk është përballur ndonjëherë dhe teorikisht asnjë vend në botë nuk është në gjendje të përballojë një goditje të tillë,” tha Peskov.

Ai kujtoi se kjo ndodhi pas dy vitesh të pandemisë së COVID-it, që ishte edhe një goditje e madhe për ekonominë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!