Kremlini: Qëllimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë mbetet i pandryshuar

schedule16:14 - 7 Shkurt, 2024

schedule 16:14 - 7 Shkurt, 2024

Qëllimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë mbetet i pandryshuar”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp, shkruan Sky News.

Ai u pyet nga gazetarët nëse synimet e Moskës kishin ndryshuar me afrimin e dyvjetorit të pushtimit.

Peskov theksoi see shpëtimi i jetëve dhe sigurimi i sigurisë së Federatës Ruse në sfondin e përpjekjeve për të “thithur Ukrainën në NATO” janë ndër qëllimet kryesore.

“Demilitarizimi, denazifikimi dhe garantimi i sigurisë së njerëzve që jetojnë në ato rajone që tashmë janë bërë ruse, duke i mbrojtur ata nga sulmet e drejtpërdrejta dhe duke shpëtuar jetën e tyre,” deklaroi Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!