“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka ngritur kurrë temën e sanksioneve anti-ruse me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron apo liderët e vendeve të tjera që vendosën këto kufizime”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët, shkruan Tass.
“Nga ana ime, unë vetëm mund të konfirmoj se në të vërtetë, Presidenti Putin nuk e ka prekur kurrë temën e sanksioneve në ndërveprimin e tij me liderët e vendeve që kishin vendosur këto sanksione”, tha zyrtari i Kremlinit.
Peskov vuri në dukje se jo vetëm konfirmimi “verbal”, por edhe faktik i joefektivitetit të sanksioneve perëndimore është tashmë i dukshëm.
“E kam fjalën për të dhënat mbi rritjen e ekonomisë sonë, mbi zgjerimin e saj dhe të dhënat e Bankës Botërore për Rusinë që po shfaqet ndër ekonomitë kryesore të Europës”, theksoi ai./abcnews.al