Kremlini tha të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ishte i përfshirë në vendimin për dorëzimin e trupit të figurës së opozitës Alexey Navalny, familjes së tij.
Navalny vdiq më 16 shkurt dhe familja e tij kishte disa ditë që iu lut autoriteteve ruse që ta lironin trupin e tij, shkruan CNN.
Të premten, autoritetet ruse ranë dakord të dorëzonin trupin e kritikut të Kremlinit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i përshkroi akuzat e bëra nga nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya për shantazh dhe një funeral sekret të sugjeruar për djalin e saj si “absurde”, duke shtuar se Kremlini “nuk ka të bëjë fare me” rastin. dhe për këtë arsye “nuk mund të ushtrojë presion”.
Të shtunën, ekipi i Navalny raportoi se trupi tani ishte kthyer me familjen. Planet për funeralin e tij mbeten të paqarta. /abcnews.al