Presidenti rus Vladimir Putin i është “mirënjohës” aleatit të tij bjellorus Alexander Lukashenko për rolin e tij ndërmjetësues në zgjidhjen e rebelimit të liderit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“Ne i jemi mirënjohës presidentit të Bjellorusisë për këto përpjekje,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.” “Biseda e mbrëmjes mes dy presidentëve ishte shumë e gjatë, e sinqertë dhe e ngrohtë,” shtoi ai.
Rebelimi i Wagner-it në asnjë rrethanë nuk do të ndikojë në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, siguroi sot Kremlini, ndërsa trupat e Kievit vazhdojnë ofensivën e tyre që filloi javë më parë.
“Operacioni special ushtarak vazhdon. Ushtarët tanë arritën të zmbrapsnin kundërsulmin e Ukrainës”, theksoi Peskov.