Kremlini: Putin dhe Lukashenko diskutuan për Wagnerin gjatë takimit të tyre

schedule16:36 - 25 Korrik, 2023

schedule 16:36 - 25 Korrik, 2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, diskutuan rreth Wagnerit, që udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër Moskës muajin e kaluar.

Kështu u shpreh Kremlini këtë të martë, shkruan CNN.

“Tema e grupit Wagner u ngrit gjithashtu atje, tema e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, si dhe shteti i Unionit, dhe kërcënimi i jashtëm përgjatë perimetrit të vendeve tona – e gjithë kjo, natyrisht, ishte në rendin e ditës,” tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk dha ndonjë detaj shtesë mbi atë që të dy liderët diskutuan në lidhje me Wagnerin, por shtoi se takimi shërbeu për të harmonizuar pozicionet dhe për të ndarë pikëpamjet për çështje të shumta.

“Nuk kishte synime për të arritur ndonjë marrëveshje,” shtoi Peskov.

Lukashenko mbërriti në Rusi të shtunën e kaluar dhe zhvilloi takime me Putinin në Shën Petersburg të dielën dhe të hënën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!