Kremlini: Paniku në vijën e frontit po rritet në anën e Ukrainës

schedule20:04 - 29 Prill, 2024

schedule 20:04 - 29 Prill, 2024

“Rusia duhet të mbështesë dinamikën aktuale në zonën e operacionit të posaçëm ushtarak, ndërkohë që paniku në anën e armikut po rritet”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Në anën ukrainase, paniku po rritet në vijën e frontit,” tha zyrtari i Kremlinit.

“Dhe ky është informacion i dorës së parë se atje, në atë anë, paniku po rritet. Është shumë e rëndësishme për ne që ta ruajmë këtë dinamikë. Është shumë e rëndësishme të mos ndalemi dhe të vazhdojmë të përmbushim detyrat e operacionit special ushtarak”, theksoi Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!