Kremlini nuk e “njeh” çmimin për Navalnyn

schedule14:33 - 21 Tetor, 2021

schedule 14:33 - 21 Tetor, 2021

Kremlini ka kundërshtuar vendimin e Parlamentit Evropian për ti dhënë Aleksei Navalnyt çmimin më të lartë për të drejtat e njeriut.

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, fitoi të mërkurën (20 tetor) Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit. Ndërkohë çmimi vjetor i Parlamentit Evropian iu nda atij për, siç u tha, ekspozimin e korrupsionit në Rusi dhe të përpjekjeve për frenimin e lirive në këtë vend.

Shumë ekspertë thonë se ky veprim i BE-së i dërgon një mesazh të fortë presidentit rus, Vladimir Putin se, kundërshtari i tij më i ashpër tanimë është një figurë globale dhe jo vetëm një fenomen lokal rus.

Kremlini e konsideron Navalnyn si një kriminel që drejtonte një organizatë ekstremiste.

“Ne e respektojmë këtë institucion (Parlamentin Evropian), por askush nuk mund të na detyrojë të respektojmë vendime të tilla”, la thënë për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Navalny, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, u burgos në janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u trajtua për një helmim që ai tha se ishte urdhëruar nga Kremlini, por Moska e mohon akuzën.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve rusë për helmimin dhe burgosjen e Navalnyt./abcnews.al