Kremlini: Nuk do të shpallim gjendjen ushtarake

schedule15:42 - 11 Maj, 2022

schedule 15:42 - 11 Maj, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se situata e brendshme politike në vend është e qëndrueshme dhe hodhi poshtë akuzat se presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të shpallë gjendjen ushtarake, sipas CNN.

Kur u pyet nëse Putin po planifikon të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, Peskov tha: “Jo, kjo nuk është në planet e Putin”.

Shefja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines tha të martën se situata aktuale në Ukrainë rriti shanset që Putin të marra masa më drastike duke përfshirë “imponimin e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose veprimet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të arritur objektivat ndërsa konflikti zgjatet.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!