Rusia solidarizohet me Kinën kundër “kërcënimeve të papranueshme” të SHBA-së ndaj Pekinit për shitjen e materialit me përdorim të dyfishtë, i cili mund të përdoret edhe për prodhim ushtarak.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha këtë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me deklaratat e bëra nga Sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen, sipas të cilave Uashingtoni dhe aleatët e tij synojnë të marrin masa për të reduktuar furnizimet e tilla kineze për Rusinë.
“Moska e di se Pekini nuk pranon kërcënime të tilla, shantazhe të tilla. Kina dhe Rusia janë dy shtete sovrane dhe ne zhvillojmë marrëdhëniet tona të cilat, siç u tha disa herë, nuk janë të drejtuara kundër askujt. Qëllimi i tyre i vetëm është zhvillimi i bashkëpunimit të respektueshëm reciprok për të përmirësuar mirëqenien e popujve të dy vendet tona”, tha Peskov./abcnews.al