Ministria e Mbrojtjes ruse pretendon se ka goditur 58 objektiva gjatë natës në Ukrainë.
Sipas ministrisë objektivat përfshinin vende ku ishin përqendruar trupat, depot e karburantit dhe pajisjet ushtarake.
Ndër të tjera ministria ruse konfirmon se kishte goditur tre objektiva duke përdorur raketa me precizion të lartë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes ajrore S-300 dhe një përqendrim të madh të trupave ukrainase me pajisjet e tyre.
Ndërkohë akoma nuk ka një konfirmim nga autoritetet ukrainase lidhur me pretendimet e Kremlinit./abcnews.al