Kremlini: Johnson është udhëheqësi anti-rus më aktiv

schedule13:52 - 24 Mars, 2022

schedule 13:52 - 24 Mars, 2022

Kremlini ka deklaruar se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është lideri anti-rus më aktiv dhe se qasja e tij do të çonte në një rrugë pa krye, shkruan BBC

“Sa i përket Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën kundër  Rusisë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme.”

Gjatë ditës së sotme, Britania e Madhe tha se kishte sanksionuar 65 grupe dhe individëve të tjerë, duke përfshirë një firmë private ushtarake dhe një bankë të madhe ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!